Demokracia e Re nuk do të dorëzojë propozim për mosbesim të qeverisë të Aleksis Cipras


Partia opozitare e Greqisë, Demokracia e Re, nuk do të dorëzojë propozim për mosbesimin e qeverisë të Aleksis Cipras rreth Marrëveshjes së Prespës. Sipas informatave të „Kathimerinit“, kreu i partisë, Kiriakos Mitsotakis, e hodhi poshtë këtë propozim të bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas informatave të njëjta, lideri i Demokracisë së Re beson se rezultati i një votimi të tillë nuk do të japë asnjë rezultat pozitiv, pas votimit për besimin të cilin e morri qeveria e Ciprasit javën e kaluar.