Demiri: Me prokuror të këtillë të gjithë fëmijët janë të rrezikuar

Analisti politik, Alajdin Demiri, mbrëmë në emisionin Click Plus ka komentuar rastin e Almir Aliut dhe drejtësinë në Republikën e Maqedonisë.
“Nëse ka gjykatës që e kanë dëgjuar sot, nëse ka prokuror që e kanë dëgjuar dhe e kanë kuptuar edhe nuk janë prek nga një e vërtet kaq sublime me kaq shpirt, me kaq tolerancë, me kaq humanizëm. Unë mendoj se Gjykatësit dhe Prokuroria duhet seriozisht të merren me këtë problem. Përderisa ka prokuror të këtillë dhe gjykata te këtilla, gjithë fëmijët e tjerë janë të rrezikuar. Tash flas për shqiptarët se momentalisht vetëm shqiptarët rrezikohen , dhe kjo ishte poenta”, tha Demiri.