Butaris: Humbim shumë nëse fqinjët nuk integrohen në BE e NATO


Në vend që t’ia bëjmë më të lehtë fqinjit, ne i quajmë, Cigano – shkupjanë, thotë prefekti i Selanikut dhe pyetet “a është sjellje kjo?”.

Në një deklaratë për mediat lokale nga Selaniku, Janis Butaris komentoi nëse dhe çka humb Greqia, nëse vendi ynë nuk integrohet në institucionet euroatlantike.

“Ne humbim shumë gjëra, e humbim dinjitetin tonë ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian, nuk ia bëjmë të lehtë fqinjit, i cili është si fëmijë i vogël, kërkon që ta gjejë identitetin e tij. Dhe ne çka bëjmë? I shajmë me cigano-shkupjanë. A është sjellje kjo?, komentoi Butaris.

Butaris thotë se bisedimet janë punë e Qeverisë, ndërsa as ai as qytetarët nuk mund t’i thonë si të negociojë.

Madje ai e përsëriti pozicionin e tij personal për çështjen e emrit, por ka shprehur edhe qëndrim se problemi mes dy vendeve duhet të zgjidhet.

“Pozicioni im është emër i përbërë, diçka që është vendosur nga qeveritë paraprake në Bukuresht në vitin 2008. Ndërsa, e dyta është zbatimi i rregullave nga Marrëveshja e përkohshme që thonë – zëvendësim i plotë i të gjitha shprehjeve irredentiste dhe ngjashëm. Dhe kjo të zbatohet në dy faza. Në të parën është që të kontraktohet emri, ndërsa në të të dytën të kontraktohet një plan se për një periudhë, pre tre ose pesë viteve të bëhen ato gjëra që i parashikon Marrëveshja e përkohshme. Plan për tre ose pesë vjet me klauzola obligative. Nuk është e lehtë t’i ndërrosh librat shkollorë, ndërgjegjes e qytetarëve, 100 vite janë quajtur maqedonas”, thotë Butaris në deklaratën për mediat e Selanikut.