Bujar Osmanit i mbeten edhe tre muaj


Zëvendëskryeministrit të Maqedonisë përgjegjës për çështjet evropiane, Bujar Osmani, i kanë mbetur edhe tre muaj në dispozicion për ta realizuar planin e famshëm 3-6-9, i cili do të na ofroj më afër BE-së, njofton agjencia e lajmeve INA.

Për një kohë të shkurtër shumica parlamentare duhet të miratoj reformat e domosdoshme që dalin nga ky plan, por analistët theksojnë se kjo agjendë nuk do të mund të relizohet pa ndihmën e Brukseli dhe Uashingtonit.

Sipas analistit për cështje politike, Xhelal Neziri problemi në realizimin e reformave do të jetë mungesa e numrave në qeverinë Zaev.
“Pa konsenzusin e opozitës ose pa një presion të faktorit ndërkombëtare, ose lehtësim nuk besoj se në tre muajt e parë do të përfundojnë të gjitha reformat qeveritare dhe të miratohet të gjitha ligjet që janë paralajmëruar”, thekson Neziri.

Plani parasheh miratimi e shumë ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësinë, administratën dhe një sërë ligjesh tjera të kërkuara nga Komisioni Evropian. (INA)