Boshnjakovski: Ivanov nuk mund të amnistojë për “27 prillin”, do t’i shkelë Kushtetutën dhe ligjet


Qeveria konsideron se presidenti Gjorge Ivanov  nuk mund t’i amnistojë të dënuarit për “27 prillin”, sepse mund ta shkel Kushtetutën dhe Ligjin. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski sot në konferencën për shtyp tha se Qeveria  nuk pret Ivanov “ta marrë guximin dhe ta bëjë atë”.

“Ekzistojnë dy arsye për shkak të të cilave nuk mund të udhihiqet procedurë për amnisti nga ana e shefit të shtetit,  procedura udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë. Me shikim se nuk ekziston  mundësi ligjore për amnisti nga ana e shefit të shtetit,  procedura udhëhiqet  vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, me shikim se  nuk ekziston  bazë ligjore për amnisti pa procedurë paraprake  në këtë Ministri”, tha Boshnjakovski.

Ai përkujtoi se është fshirë neni 11 i Ligjit për amnisti,  i cili ka parashikuar  procedurë të tillë nga ana e  presidentit të shtetit.

“Me vendim heqës të Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016 ai nen nuk është kthyer,  nuk është “ringjallur”, që mund të thuhet me shprehje gjyqësore, ashtu që nuk ekziston  në sistemin juridik të shtetit tonë instrument i tillë”, thotë Boshnjakovski.

Pengesa e dytë, siç theksoi zëdhënësi qeveritar, është fakti se kemi  zgjedhje presidenciale dhe në këtë periudhë nuk ekziston mënyrë   të amnistohet.

“Fakt është se  deri në këtë moment në Ministrinë e Drejtësisë gjithashtu nuk kanë arritur kurrfarë kërkesa  për amnisti të personave të dënuar në ngjarjet e 27 prillit. Gjithçka që do të bëhet  jashtë  këtyre kornizave definitivisht mund të jetë shkelje e ligjeve dhe Kushtetutës. Nuk presim se presidenti mund ta bëjë atë”, tha Boshnjakovski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.