Blerim Reka edhe zyrtarisht kandidat për president, ka mbledhur mbi 11.000 nënshkrime


Kandidati i pavarur shqiptar, Prof. Dr. Blerim Reka, tashmë edhe zyrtarisht është kandidat për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
“Duhet theksuar se në më pak se 15 orë, z.Reka e kanë mbështetur mijëra qytetarë, që konfirmuan përmes mbi 11000 nënshkrimeve, mbështetjen e fuqishme të kandidaturës së tij. Falënderojmë strukturat e partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për kontributin dhe mbështetjen e dhanë në procesin e mbledhjeve të nënshkrimeve. Poashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen: guximin e gjejmë në përkushtimin tuaj”, thuhet në kumtesën  e Shtabt Qendror të Kandidat për President, Blerim Reka.