Bisedimet, fokus i mediave në Greqi dhe në Maqedoni


Bisedimet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë edhe më tej janë në fokusin e vëmendjes së opinionit grek dhe të Maqedonisë.
Mediat në dy vendet i japin kthesë arritjes së deritanishme dhe përpiqen të zbulojnë për çka kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve, Nikolla Dimitov dhe Nikos Kocijas të martën në takimin pothuajse gjashtorësh në Vjenë me ndërmjetësin Metju Nimic.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke konstatuar lëvizje në proces, bëri thirrje që debati të mos zhvillohet përmes mediave, si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, por në kuadër të procesit negociues.
“Në momentin kur do të kemi parimisht ndonjë pajtueshmëri, atëherë do të dalim në opinion dhe të kërkojmë mendim nga qytetarët dhe nga shtresat tjera shoqërore”, tha Osmani.

Ai konfirmoi se nga shtatë pikat në bisedime, tre janë më të lehta, ndërsa katër më të vështira, megjithatë shtoi, nëse tani fillojmë të debatojmë dhe të dërgojmë mesazhe, ky është model i mossuksesit.
Mediat greke theksin e kanë vendosur në deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për atë se në bisedimet e deritanishme për emrin janë harmonizuar tre nga shtatë pikat.

Botimi onlajn i gazetës “Efimerisa ton sidakton” përkujtoi se shtatë çështjet në bisedimet janë: emri, përdorimi i emrit, identiteti, gjuha, përdorimi tregtar, akronimet dhe shenjat.
Lidhur me emrin, mediat greke komentojnë se Athina preferon që kjo të jetë pa përkthim, në gjuhën maqedonase dhe një fjalë e bashkuar, ndërsa Shkupi kërkon të jenë dy fjalë të ndara.

Lideri i Demokracisë së Re opozitare Karjakos Micotakis, me kritika të ashpra deri te Qeveria greke për mënyrën në të cilën i zhvillon bisedimet për emrin.
“Qeveria pa plan dhe ka kufij u nis që të japë gjithçka, mjaftueshëm ishin vetëm dy hapa simbolik, riemërimi i autostradës dhe aeroportit”, thotë Micotakis dhe shton se Cipras ka zgjedhur që çështjen e emrit ta shfrytëzojë për interesa partiake.
Për negociatat u prononcua edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili bëri thirrje për fleksibilitet në proces.