Osmani: Kemi raporte të mira në koalicionin qeveritar

Raportet në koalicionin qeveritar janë të mira dhe Qeveria vazhdon me punën e saj, ka porositur zëvendëskryeministri dhe anëtar i BDI-së, Bujar Osmani në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e nënkryetarit të LSDM-së dhe deputetit Muhamed Zeqiri se është opsion edhe nëse mundet qeveri pa BDI-në.

“Ne kemi raporte të mira në koalicionin qeverisës. Dhe nuk shoh që tani kemi nevojë në Qeveri të defokusohemi me kësi tentime nëpër rrjetet sociale sesa të paraqesin ndonjë dinamikë të raporteve mes dy partive politike. Qeveria vazhdon me punën e saj. Mbrëmë deri në dy në mesnatë kemi pasur seancë të Qeverisë, miratuam vendime të rëndësishme për vendin. Vazhdojmë më tej me agjendën reformuese pasi këto janë momente historike për vendin të merr datë për negociata që e presim më shumë se 18 vite”, ka deklaruar Osmani në pres konferencën e përbashkët me ministren franceze për çështje evropiane, Natali Loazo.

Lidhur me atë nëse ndodhia në Parlament rreth kërkesës për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit ndërlidhet me fatin e PSP-së, apo se BDI-së nuk i konvenon të vazhdojnë me hetime, pasi siç u tha “janë të përzier edhe funksionarë të tyre”, Osmani ka thënë se ai është lajm i rremë dhe se BDI i jep mbështetje absolute dhe të plotë PSP-së.

“BDI është partia e vetme në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila ka sjell vendim në kryesi dhe kërkon hetime të plota nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për të gjithë funksionarët nga viti 2002 deri tani, pasi është koha të fillohet beteja kundër lajmeve të rreme dhe propagandës. Pra, BDI është e vetmja parti dhe i ftojmë edhe paritë tjera politike të bëjnë thirrjen e njëjtë deri te institucionet të kryejnë hetime ndaj funksionarëve të tyre derisa kanë qenë në pushtet”, ka thënë Osmani.

Ai ka shtuar se draft- ligji për Prokurorinë publike ka vetëm disa anëtarë që i referohen PSP-së, ndërsa në atë pjesë BDI tha se “nuk ka asnjë dallim me LSDM-në se si duhet të zgjidhet fati i PSP-së, ajo është të vazhdohet me zbardhjen e plotë të të gjitha hetimeve që dalin nga materialet e përgjuara dhe të inkorporohet në Prokurori publike pasi ai ka qenë rekomandim i ekspertëve”.

“Ne nuk kemi absolutisht asnjë dallim në atë ligj dhe lajm i rremë është se ka qenë lëndë e ndonjë dallimi. Qëndrimi i BDI-së është që të gjendet zgjidhje afatgjate dhe të jepet mundësi të vazhdojnë gjitha hetimet deri në zbardhjen e plotë”, thekson Osmani.

Ai ka shpjeguar se propozimin të cilin e ka dhënë Ministria e Drejtësisë është që PSP të inkorporohet si sektor autonom në Prokurori publike me autonomi të plotë edhe në pjesën e buxhetit edhe në atë të kompetencave dhe në pjesën e asaj që duhet ta mbulojë si Prokurori antikorruptive.

Osmani pret shumë shpejt që ligji për Prokurorinë të miratohet pasi afatet e dorëzimit duhet të jenë deri më 18 mars për të gjitha zgjidhjet ligjore në pjesën e Planit 18.