BDI do të drejtojë me ndërmarrje të rëndësishme aksionare


Qeveria e Maqedonisë në seancën e saj të fundit ka emëruar edhe anëtar të bordeve në shoqatën aksionare “Resurset Energjetike të Maqedonisë” ku si anëtar është caktuar të jetë Bajram Rexhepi, ndërsa në shoqatën aksionare “Menaxhimi me ujërat e Maqedonisë” anëtar do jetë Ilmi Selami dhe Rafis Aliti do të jetë anëtar në shoqatën aksionare “GA-MA” .

Aktuale.mk mëson se Bajram Rexhepi, Ilmi Salami dhe Rafis Haliti do të emërohen edhe drejtorë ekzekutiv të këtyre tre ndërmarrjeve.

Zgjedhja e tyre për drejtorë të bordeve do të bëhet pasi të konstituohet e gjithë përbërja e bordit sepse drejtorët zgjidhen me vota të anëtarëve tjerë.