Banka Botërore parasheh ngadalësim të rritjes ekonomike në Evropë dhe Azinë Qendrore


Северна Македонија се очекува да влезе во рецесија во 2020 година со прогноза за негативен раст на земјата додека и понатаму се соочува со економските влијанија на пандемијата на Ковид-19, се вели во извештајот на Светска банка

Rritja Ekonomike në Evropë dhe Azinë Qendrore  u zvogëlua  në 3,1 për qind, ndërsa këtë vit  plotësisht  u ngadalësua në 2,1 për qind, si pasojë e gadalësimit global të ekonomisë dhe perspektivave të pasigurta, parasheh Banka Botërore.

Në raportin e Bankës të quajtur “Parashikimet më të reja ekonomike për Evropën dhe Azinë  Qendrore”, të publikuar sot,  potencohet se vendet e këtij rajoni  shënojnë shkallë të ndryshme të rritjes së ekonomive nacionale.

Si vende  në të cilat këtë vit pritet rritje më e madhe ekonomike  në rajon janë potencuar Shqipëria, Polonia, Rusia, Serbia dhe Hungaria, derisa  rritje më të vogël prej vetëm 1 për qind parasheh për Turqinë, e cila në vitin 2017 kishte rritje prej 7,4 për qind.

“Evropa dhe Azia Qendrore janë të ndjeshme  në pasigurinë globale dhe përballen me disa sfida afatgjate, si plakja e popullatës, zvogëlimi i produktivitetit dhe i investimeve dhe problemet klimatike. Këto vende duhet më shumë të punojnë në tërheqjen e investimeve, në përforcimin e pjesëmarrjes në sistemet globale të vlerave dhe të kujdesen të sigurojnë qasje  të një numri më të madh  të njerëzve deri te shërbimet financiare, si llogari bankare dhe pagesa elektronike”, deklaroi nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler.

Në raport potencohet se  shënohet  zvogëlim dramatik i përqindjes së popullatës  të aftë për punë në popullatën e tërësishme në rajon, kryesisht për shkak të zvogëlimit të shkallës së rritjes natyrore nga periudha e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Produktiviteti në periudhën e vitit 2013 deri në vitin 2017 është ngadalësuar  në 0,8 për qind, ndërsa shënohet edhe ngadalësim i papritur i rritjes së investimeve. Në disa pjesë të rajonit, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht janë të dukshme pasojat  e ndryshimeve klimatike, si thatësirat, përmbytjet dhe fatkeqësitë e shpeshtuara  natyrore, citohet në dokument.

Megjithatë Banka Botërore parasheh përshpejtim të rritjes ekonomike në vitin 2020 dhe vitin 2021, sepse pritet përforcimi gradual i ekonomisë turke t’i plotësojë  aktivitetet mesatare në Evropën Mesdhetare.

“Inkluzioni financiar mund t’u ndihmojë vendeve nga Evropa dhe Azia Qendrore në ballafaqimin me sfidat, sepse qasja te shërbimet financiare do ta lehtësojë investimin  e njerëzve në shëndetin e tyre, arsimin dhe bizneset, me çka  do të nxitet  zhvillimi dhe do të zvogëlohet varfëria”, përfundohet në Raportin e Bankës Botërore.