Aziri: Mu kërcënuan me fjalët: nëse nuk pranon vrasjen, do të vrasim ty dhe familjen tënde


Në Gjykatën Penale, i akuzuari për rastin “Monstra”, Hami Aziri është duke dhënë dëshmi pepara trupit gjykues, transmeton Portalb.mk.

Aziri është ankuar se gjatë arrestimit të 1 majit të vitit 2012 ka qene i keqtrajtuar nga forcat policore, ndërkaq të njëjtët e kanë detyruar që ta pranojë fajin.

“Më kanë kërcënuar dhe më kanë thënë që nëse nuk them se e kam kryer vrasjen bashkë më të tjerët, mua po se po, por edhe familjen do të ma burgosin dhe do të ma vrasin”, tha Aziri.

Në seancë sot për herë të parë është publikuar dhe video materiali i dëshmisë së Azirit përpara trupit gjykues më 07.02.2015, për t’u parë nëse ka pasur shenja të rrahure, por për shkak të mungesës së teknikës për afrim te videos, nuk u arrit që të shihet nëse ka shenja të të rrahurës në fytyrë.