ASH: Bujar Osmani të shkarkohet urgjentisht nga çdo pozicion publik

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendës kryeministrit Bujar Osmani për zgjedhjen e Erolld Musliut për drejtor në Agjencinë për zbulim.

Ja reagimi i plotë:

Arsyetimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së se z.Eroll Musli i zgjedhur në krye të Agjencionit për kundërzbulim qenka i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës dhe se derisa nuk përfundojnë hetimet për atë ngjarje nuk duhet të zgjidhet udhëheqës, paraqet hipokrizi për vet faktin që pikërisht vetë kreu i BDI-së ka qen i ftuar të dëshmoj për lagjen e trimave dhe i njëjti nuk është paraqit si dëshmitar. Siç duket BDI s’është e interesuar që të zbardhet e vërteta për këtë ngjarje. Lind pyetja pse?

I rikujtojmë Bujar Osmanit dhe gjithë shqiptarëve se si të përfshirë në rastin e Lagjes së Trimave, nga dëshmitë e shumta, por edhe nga vetë deklarimet e tyre, kanë qenë edhe Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Sadulla Duraku. Në këndvështrimin e BDI-së, ngjarja e Kumanovës duhej të ndodh për nevoja të politikës ditore dhe po për këto nevoja e shfrytëzon edhe sot. Mos harroni se në seancën e fundit të gjykatës së apelit për këto ngjarje lideri juaj u apostrofua direkt nga te akuzuarit për ndodhitë në Kumanovë si organizator bashkë me Nikolla Gruevskin.

Deklaratat skandaloze të BDI-së që dalin nga goja e Bujar Osmanit nuk janë të pakta. Deklaratë të tillë të turpshme, ky njeri dha edhe pas rastit të montuar “Monstra” (deklarimi për Haki Azirin), ku edhe pasi doli se ka thënë fjalë të pavërteta nuk mbajti përgjegjësi. Përkundrazi, është shpërblyer duke e shëtitur nga njëra pozitë në tjetrën.

Si njeri i dyshuar nga Prokuroria Speciale për krime financiare (lënda Pacienti), si njeri pa kredibilitet dhe aventurist në veprimet e tij politike, vlerësojmë se Bujar Osmani duhet urgjentisht të shkarkohet nga çdo pozicion publik. Ky është momenti që i pari i Qeverisë të dëshmojë se vërtetë është për reforma rrënjësore në sistem.

(Aleanca për Shqiptarët)