Arrestohet një shqiptar në SHBA, deshi të hakmerret për viktimat në Zelendë të Re

Shqiptari Fabijan Alameti, i cili ka planifikuar të kyçet në grupin xhihadist Shteti Islamik (SHI) dhe të kryejë sulme terroriste në SHBA, është arrestuar në shtetin federal amerikan Montana.

Byroja federale hulumtuese amerikane (FBI) e ka ndjekur Alametin që nga viti i kaluar, kur në Fejsbuk kishte publikuar një koment se e mbështet SHI-në.

Me të ka kontaktuar një informator i FBI-së të cilit Alameti i ka treguar se dëshiron të bashkëngjitet në SHI dhe të luftojë në Irak dhe Siri. Gjithashtu, i ka thënë se dëshiron të kryejë sulm në territorin amerikan, me këtë rast si caqe potenciale ka përmendur objekte ushtarake, qendra të rekrutimit, ndërtesa qeveritare, gej klabe dhe sinagogi, njofton En-Bi-Si.

Kur ka dëgjuar për masakrën në Zelandë të Re, ai nga informatori ka kërkuar t’i dërgojë incizim dhe më pas i ka thënë se dëshiron të sulmojë kalimtarë të rastit që “të hakmerret me gjak” për viktimat në xhamitë në Krajstçërç.

Alameti është arrestuar në një vendqitje, ku kishte huazuar pistoletë, pas çka menjëherë e kanë nxjerrë para Gjykatës me akuzën për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit.