Arrestimi i deputetëve, Bogoevski: Komisioni, në gatishmëri për imunitetet


Kryetari i Komisionit për çështje procedurale dhe mandatare imunitare, Pavle Bogoevski sot deklaroi se deri në këtë moment deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nuk është arritur asnjë shkresë nga Gjykata me kërkesë për tërheqjen e imunitetit të deputetëve.

Sipas tij, seanca e Komisionit do të mbahej madje edhe pa praninë e opozitës sepse shumica qeveritare ka deputetë të mjaftueshëm për kuorum për punë.

“Menjëherë pasi do të arrijë një shkresë e tillë unë do ta caktoj seancën e Komisionit”, deklaroi Bogoevski.

Tani për tani, siç tha deputeti i Komisionit i kryesuar nga LSDM-ja, në Kuvend nuk ka kurrfarë aktivitete në lidhje me këtë. Bogoevski tha se nuk ka asnjë koment rreth dimensionit politik të ngjarjeve.

Sipas procedurës, siç sqaroi ai, kërkesa fillimisht duhet të dorëzohet deri te kryetari i Kuvendit.

“Jam i sigurt edhe se kemi mënyrë se si edhe nga largësia, kryetari i Kuvendit të vendos për disa kërkesa, me nënshkrim elektronik, me vendosjen e nënshkrimit të tij etj. Për momentin kur kryetari i Kuvendit do të konfirmojë se kërkesa i plotëson kushtet nga nenet 53 dhe 54 nga Rregullorja gjegjësisht se është parashtruar nga organi kompetent, në atë rast kryetari sipas detyrës zyrtare e transmeton kërkesën deri te kryetari i Komisionit për çështje procedurale dhe mandatare imunitare, i cili është i obliguar në afat prej dy ditëve të përfundojë me seancën në të cilën do të sillet konkludim si do të veprohet sipas kërkesës”, tha Bogoevski.

Në lidhje me fotografinë e Mitko Çavkov nga gjykata që Bogoevski paradite e publikoi në rrjetet sociale dhe emrat e të arrestuarve, deputeti tha se nuk ndjen se ka shkelur ndonjë rregull ligjor ose moral.

Mes anëtarëve të tjerë të Komisionit për çështje procedurale mandatare imunitare janë edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së për të cilët pohohet se janë në paraburgim. Në punën e Komisionit, nëse mbahet, do të mund të marrin pjesë zëvendësit e tyre, por edhe pa ta, siç tha Bogoevski, Komisioni do të ketë kuorum për punë.

Në Kuvend sot ka një numër të vogël të deputetëve, në përgjithësi nga shumica qeveritare. Komisioni për financim dhe buxhet është shtyrë, ndërsa vazhdimi i tij në mënyrë shtesë do të caktohet.

Deputetët që i takuam në sallat deri te qendra për shtyp thanë se nuk kanë koment në lidhje me ngjarjet e sotme. Vetëm Goran Misovski nga PRSD tha se komenti i tij i vetëm është se përfundimisht funksionin një shtet ligjor.

Branko Manojllovski nga BDI-ja tha se tani për tani nuk ka kurrfarë mendimi.

“Nuk kam kurrfarë mendimi. Ajo ka ndodhur dhe ka përfunduar Tani të shohim për diçka më të mirë”, tha Manojllovski duke u përgjigjur në pyetjen për atë se në bisedë janë thirrur deputetët të involvuar në ngjarjet e 27 prillit.

Vasko Kovaçevski nga LSDM-ja tha se nuk ka koment në lidhje me informacionet për kolegët e tij nga VMRO-DPMNE-ja dhe se informacionet i ka marrë nga rrjetet sociale.