Anulohet debati kuvendor për Propozim buxhetin për vitin 2018


Seanca e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet, në të cilën duhej të debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2018, është anuluar, deklaroi për MIA-n kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska.

Ajo nuk saktësoi cilat janë arsyet për anulimin e saj e as kur do të caktohet vazhdimi i seancës.

Debati kuvendor për Propozim buxhetin për vitin 2018 filloi dje në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Sipas Rregullores për punë, debati duhej të zgjasë 10 ditë pune.