Anulohet darka e përbashkët e negociatorëve me ndërmjetësuesin Metju Nimic


Darka e përbashkët e ndërmjetësuesit Metju Nimic me delegacionet nga Maqedonia dhe Greqia, që duhej të mbahej sonte në Bruksel është anuluar, për shkaqe objektive, transmeton Gazeta Lajm. As negociatorët Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski, e as ndërmjetësuesi Nimic, nuk kanë mundur të arrijnë në kohë në Bruksel, shkruan MKD.

Për shkak të reshjeve të borës në Belgjikë janë anuluar qindra fluturime, si dhe të gjitha nisjet dhe aterrimet në aeroportin e Brukselit, duke përfshirë edhe ato të negociatorëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, Nimic, Vasilakis dhe Naumovski po mundohen të arrijnë në Bruksel me tren ose transport tjetër, por nuk është e sigurt se do të arrijnë. Negociatat e përbashkëta mes tyre do të mbahen nesër.