Anketë: 72 përqind e qytetarëve e mbështesin antarësimin e vendit në BE


Shtatëdhjetë e dy për qind e qytetarëve të Maqedonisë e mbështesin inkuadrimin e vendit në BE, përderisa  referendum për atë çështje  mbahet javën e ardhshme.

Këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit  të mendimit publik të zbatuar në dhjetor  në mostër prej mijëra të anketuarve nga Instituti për Demokraci “Societas civilis”, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Në analizën e mendimit publik për procesin e Maqedonisë  të inkuadrimit drejt BE-së, janë treguar rezultatet e  anketave të tilla nga viti 2014 deri në vitin e kaluar, me ç’rast në mënyrë krahasuese  mund të ndiqet trendi i disponimit  për pyetje të caktuara të lidhura me procesin eurointegrues.

Në referendumin eventual kundër janë shprehur 17 për qind e qytetarëve, ndërsa përderisa krahasohen rezultatet  me vitet paraprake mund të vërehet se vitin e kaluar  ka rënie të kësaj mbështetje, në vitin 2017 ajo ka arritur 73 për qind, në vitin 2016 ka arritur 77 për qind, ndërsa në vitin 2018 ka arritur 80 për qind.

“Trend i përgjithshëm është se  mbështetja  për anëtarësim të Maqedonisë në BE në masë të madhe e ndjek dinamikën e progresit në procesin inkuadrues dhe në masë të madhe është e lidhur me  kredibilitetin e perspektivave të Maqedonisë për anëtarësim. Nga viti 2009 deri në vitin 2017 është vërejtur rënie konstante e  mbështetjes,  që përkon me bllokimin  e procesit të tërësishëm, por ajo është ende e lartë,  relativisht rezistente  në efektet negative nga kriza afatgjate në shtet.  Këtë vit në mënyrë evidente rritet hendeku në mbështetjen e linjës etnike mes maqedonasve etnik dhe shqiptarëve etnik”, deklaroi Ivan Damjanovski, njëri nga përpunuesit e analizës.

Theksoi se është vërejtur trend i rënies së numrit të maqedonasve etnik të cilët e mbështesin  anëtarësimin potencial, nga ana tjetër ka rritje  të numrit të shqiptarëve etnik (96 për qind), të cilët e mbështesin  anëtarësimin potencial të Maqedonisë në BE.

Tridhjetë e gjashtë për qind e qytetarëve konsiderojnë se vendi është i gatshëm  për inkuadrim në BE, ndërsa 57 për qind  konsiderojnë se nuk është i gatshëm.

Joreale janë pritjet e qytetarëve të Maqedonisë në lidhje me atë se kur vendi do të bëhet anëtare e Unionit me shikim të asaj se sa zgjat  procesi negociues, që ende as nuk ka filluar, 25 për qind konsiderojnë se ajo do të ndodh  për pesë vjet, 23 për qind se ajo do të ndodh në tre vitet e ardhshme, 17 për qind konsiderojnë se ajo do të ndodh  në dhjetë vitet e ardhshme.

Qytetarët kanë deficit informues  në lidhje me procesin  e inkuadrimit, mbi një e treta e  të anketuarve konsiderojnë se vendi nuk është i gatshëm  për anëtarësim në BE.

“Ky trend është në rënie, por megjithatë edhe krahas asaj që bëhet fjalë  për perceptim  pak më objektiv, e dukshme është se nuk ka mjaft informim”, theksoi Damjanovski.

Pjesa më e madhe e të anketuarve konsiderojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE pozitivisht  do të ndikojë  mbi zhvillimin e ekonomisë – 20 për qind, 13 për qind të tjerë konsiderojnë se shteti do të stabilizohet, 19 për qind se do të zvogëlohet papunësia, 14 për qind konsiderojnë se do të përparohen  të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Faktorët e identitetit, seriozisht ndikojnë  mbi arsyen  pse disa qytetarë  janë kundër inkuadrimit  të vendit në BE,  që është e lidhur me ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit,  e qartë është se  faktorët e identitetit dhe më së shumti  implikimet e identitetit, të cilat dalin  nga ndryshimi i emrit  i determinojnë  qëndrimet  euroskeptike në shtet”, theksoi  ai dhe sqaroi se pikërisht për shkak të asaj ka variacione mes  dy grupeve më të mëdha etnike në vend.

Ivan Nikollovski e ka prezantuar publikimin “Lundrim nëpër stuhi” – Maqedonia dhe BE-ja në vitin 2018″, dhe shtoi se në krahasim  me vitet e fundit  përqindja e vlefshme kumulative e përgjigjeve negative  e tejkalon procesin e vlefshëm kumulativ të përgjigjeve pozitive për së paku 20 për qind.

“Nga viti i kaluar mund të vërejmë  rritje të skepticizmit  pothuajse në të gjitha kategoritë. Ky vit është interesant që  kategoria e bashkëpunimit me presidentin, përkatësisht nëse Qeveria do të arrijë  të sigurojë  bashkëjetesë këtë vit është vlerësuar më dobët. Pothuajse 90 për qind janë përgjigjur se Qeveria  nuk do të sigurojë  bashkëpunim të suksesshëm me presidentin”, theksoi Nikollovski.

Rreth 30 për qind e qytetarëve konsiderojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dukshëm do të kontribuojë  mbi qeverisjen e së drejtës në vend – 33,2 për qind konsiderojnë se do të përmirësohet  gjendja në gjyqësi,  30,6 për qind konsiderojnë se do të përmirësohet  respektimi i zbatimit të ligjeve nga vetë pushteti, 28 për qind konsiderojnë se do të ndërpritet keqpërdorimi i funksioneve publike.

Sipas hulumtimit ndikim më të madh në Maqedoni kanë SHBA-ja me 49 për qind, pastaj është BE-ja me 36,2 për qind, ndërsa 3,1 për qind konsiderojnë  se Rusia ka ndikim më të madh.