Aleksandra dhe Vllatko Mijallkov, shënjestër e përgjimeve në DSK


Llazarevski është ankuar edhe për sjelljen e prokurorëve lidhur me momentin kur ka dhënë dëshminë e tij për rastin “ Puç.”

Në  rastin “Target-Fortesa” akuzohen Sasho Mijallkov,Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, Vlladimir Vanellov dhe 5 persona të tjerë. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./Alsat M