Aktvendim për Tomisllav Llazarov për “Dhunën në Qendër”


Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shqiptohen aktvendimi për Tomisllav Llazarov, i akuzuari i katër në lëndën “Dhuna në Qendër” në Prokurorinë speciale publike.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova në seancën që u mbajt më 20 nëntor e veçoi procedurën për Llazarovin pasi që ai u prononcua se ndjehet fajtor dhe se nga kjo distancë kohore është penduar shumë. Ai tha se për pranimin nuk ka pasur kurrfarë presioni, as nga Prokuroria speciale publike, as nga policia.

Prokurorja Fatime Fetai e vlerësoi si befasuese, por pozitive pranimin e Llazarovit.

“Kjo jo vetëm që është me rëndësi për këtë procedurë, por edhe është edhe me rëndësi edhe për vetë të akuzuarin, i cili ka të drejtë të zgjedh llojin dhe vlerën e dënimit. Bëhet fjalë për njeri familjar me arsim të lartë, baba i dy fëmijëve, i cili deri më sot nuk është dënuar dhe kundër tij nuk zhvillohet procedurë tjetër. Bëhet fjalë për kuadër partiak, i cili është i lidhur fort me interesat e udhëheqësisë së lartë të partisë”, theksoi Fetai.

Në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniela Rangellova dhe 11 persona tjerë.

Gjykimi për këtë rast të PSP duhet të vazhdojë më 29 nëntor.