Aksidenti në Gjorçe Petrov, protestojnë banorët


Në Gjorçe Petrov  pasdite do të protestohet për shkak të incidentit të mbrëmshëm kur një fëmijë 10 vjeçar u lëndua rëndë si pasojë e goditjes me makinë gjatë kalimit të rrugës. Pas incidentit fëmija është dërguar  në Qendrën Urgjente e më pas është transferuar në Klinikën e neurokirurgjisë. Gjendja e fëmijës paraqitet stabile. Nga komuna e Gjorçe Petrovit thonë se Qyteti i Shkupit është kompetent për rrugën dhe vendkalimin ku ka ndodhur përplasja. Por nga kjo komunë njoftojnë se do të vendosin semaforë në rrugën “Boris Sarafov” në afërsi të shkollës Mirçe Acev” për parandalimin e fatkeqësive të tilla.