Akashi: Maqedonia dhe Greqia përfundimisht kanë arritur Marrëveshje


Maqedonia dhe Greqia përfundimisht arritën konsensus për zgjidhje të kontestit për emrin. Nëse marrëveshja është i mirë për njerëzit në dy vendet, kuptohet që do të jetë i mirë edhe për rajonin por edhe për mua, theksoi sot në Tokio, ish-përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavi, Jasushi Akashi.

Diplomatin japonez, i cili është angazhuar si përfaqësues special i KB-së gjatë luftës në Jugosllavi, në takim me gazetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske të raportuesit të MIA-s nga Tokio, theksoi se shtetet e rajonit përfundimisht duhet ta arrijnë shkallën e vërtetë të pajtimit, ndërsa mënyra në të cilën munden më mirë ta bëjnë është integrimi në Bashkimin Evropian.

Maqedoninë e ka ndarë si vend nga ish-republikat jugosllave, që ka arritur në mënyrë të urtë, patra se gjithash siç tha falë politikës së urtë të ish-presidentit Kiro Gligorov, të evitojë luftë në territorin e tij.
“Jam krenar ndaj instrumentit të sistemimit parandalues të forcave të KB-së në Maqedoni, ky është shembulli i vetëm i këtillë i sistemimit preventiv të forcave të Organizatës botërore”, theksoi Akashi.

Vlerësimet për Maqedoninë në raportet e KB-së janë shumë më të mira nga ato të fqinjëve të saj nga ish-Jugosllavia, shtoi ai, por theksoi se nuk e di pse kompanitë japoneze edhe krahas asaj që dy vendet tashmë 24 vite i zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe, ende nuk kanë investuar në Maqedoni.

“Kemi qenë shumë të interesuar për Maqedoninë, kryeqyteti juaj është ridisenjuar nga një arkitekt i njohur japonez. Jemi krenarë për këtë, por jam krenarë edhe për misionin e KB-së në vendin tuaj”, porositi Akashi.

Duke përkujtuar kohën kur ishte përfaqësues i KB-së për ish-Jugosllavinë, theksoi se fillimisht misioni ka pasur për qëllim ta ruajë paqen.

“Në Ballkan jemi dërguar që ta ruajmë paqen, por atje nuk kishte paqe për t’u ruajtur. Ndodhën konflikte, me përjashtim të Maqedonisë, për shkak të qasjes së urtë të presidentit Kiro Gligorov, një nga të rrallët që është i denjë për respekt”, theksoi diplomati japonez.

Ai theksoi se në ish Jugosllavi ka sunduar nacionalizmi dhe iracionalizmi, ndërsa në pyetjen nëse ka mundur të shmanget ajo luftë, theksoi se qytetarët e ish republikave jugosllave kanë më shumë ngjashmëri, sesa dallime dhe se në atë bazë duhet të ndërtohen marrëdhëniet në të ardhmen.
“Ju jeni aq të ngjashëm, gjuhën e keni të ngjashme, ndoshta religjioni ju ndan, por para luftës 60 për qind nga martesat ishin të përziera, disi ishit shumë më të civilizuar para konfliktit, por kthim nuk ka”, tha Akashi, i cili në këtë moment është në krye të Shtëpisë ndërkombëtare të Japonisë, organizatë joprofitabile, e themeluar në vitin 1952, me qëllim që të promovojë këmbim kulturor dhe bashkëpunim intelektual mes Japonisë dhe vendeve tjera në botë.

Vlerëson se situata ende nuk është zgjidhur në Bosnjë e Hercegovinë, por nuk druan se ekziston mundësi për luftë të re, posaçërisht kur të gjitha vendet rreth saj po stabiliozohen dhe konsolidohen.

Beson se ka zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ajo duhet të gjendet përmes negociatave.

Lidhur me ndryshimin e mundshëm të kufijve, ai theksoi se ai është çdoherë ithtar i solucioneve racionale dhe e vlerëson për të pakuptimtë lidhjen e njerëzve për territore.

“Edhe ne në Japoni kemi problëeme serioze me kufijtë me më shumë vende, kemi probleme me Rusinë, Korenë, shumë fiksime ka mes politikanëve gjithkund për një copë vend, që nuk ka edhe aq shumë rëndësi ekonomike”, thotë diplomati japonez.

Lidhur me këmbimin e mundshëm të territoreve, theksoi se gatë zgjidhjes së situatave të tilla, duhet të merret parasysh se cila pjesë e historisë merret si pikë nisëse.

“Përgjigjja do të varet nga ajo se cilën pjesë nga e kaluara e vlerësoni si pikë nisëse, nëse ktheheni 50, 100 vite pas ose ndoshta edhe më shumë. Shumë është me rëndësi nga cila pozitë nga e kaluara niseni”, shtoi Akashi.

Në pyetjen nëse vlerëson se Rusia e rrit ndikimin në Ballkan, theksoi se Moska është fuqi ushtarake, por jo edhe ekonomike.

“Ka shumë sentimentalizëm këtu, rajoni në mënyrë sentimentale është i lidhur me Rusinë, për shkak të religjionit, të gjithë kanë ndonjë lidhje emocionale dhe historike”, tha ai dhe theksoi se në botë nuk duhen të krijohen kufij shtesë.
Për ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviq thotë se ishte personalitet shumë kompleks, por nga liderët tjerë kombëtarë në rajon e cilësoi si më inteligjentin dhe dikush që mund ta shihte fotografinë e madhe, por zgjodhi të besojë në imagjinatat e tij dhe gabimisht t’i shfrytëzojë potencialet e tij.

“Në krahasim me liderët tjerë kombëtarë në rajon, ai kishte më shumë informacione dhe më shumë vullnet të bisedojë dhe të dëgjojë; por ai kishte vizionet dhe iluzionet e tij. Mendoj se nuk ishte aq i keq aq sa thoshin. Në krahasim me Karaxhiqin dhe Mlladiqin ishte shumë më inteligjent, por problemi i tij ishte zgjedhja e njerëzve rreth tij”, tha Akashi dhe shtoi se ai ka mundur që inteligjencën e tij ta shfrytëzojë për qëllime më të larta, madje ka tentuar t’i ndihmojë Kombeve të Bashkuara që ta qetësojnë situatën, por veçmë ishte vonë.

Në pyetjen se çka sipas tij është nacionalizëm i shëndoshë dhe i përmbajtur, thotë se të gjitha parimet janë të përfshira në Kartën e KB-së.

“Në të ka gjithçka për bisedime paqësore, meditim, procedura gjyqësore, vendet anëtare duhet t’i referohen asaj. Me fqinjët duhet të bisedojmë. Duhet t’i ruajmë ato vlera, kjo është trashëgimi e civilizimit, nuk guxojmë të luftojmë më shumë në mënyrë primitive, të nxisim luftëra dhe të shkaktojmë viktima të pafajshme”, tha Akashi.

Sipas tij, Kombet e Bashkuara për momentin po përballen me probleme serioze për shkak të asaj se nuk ka unitet ndërmjet kombeve në lidhje me çështjet kyçe.

“Kur shtetet e fuqishme nuk bashkëpunojnë plotësisht me KB-në, nuk i ndajnë vlerat dhe idealet e përbashkëta, vijmë deri në situatë që Organizata Botërore të vendoset në rrezik”, tha Akashi.

Në lidhje me presidentin amerikan Donald Tramp dhe sundimin e tij, thotë se ai nuk po ecën në drejtimin e traditës politike amerikane.

Akashi theksoi se SHBA-ja krijoi sistem të mirë të ndasisë së pushtetit me qëllim që të shmanget përqendrimi i fuqisë dhe paraqitja e diktaturës.

“Nuk them se Trampi është diktator, por vlerësoj se sundimi i tij nuk korrespondon me traditën politike amerikane. Megjithatë, dëshiroj të besoj se kjo që po ndodh në SHBA është ndryshim i sistemit, si në rastin me Niksonin, janë ato ndryshime prej të cilave shpresoj se SHBA-ja do të nxjerrë baraspeshën dhe do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre drejtë paqes dhe prosperitet botëror”, theksoi Akashi.