Ahmeti: Ka vullnet që të arrihet marrëveshje për kandidatin presidencial konsensual

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK-në me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës flet edhe për zgjedhjet presidenciale në vend, theksoi se ai e shtriu dorën për bashkëpunim me opozitën shqiptare për kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare e kanë refuzuar.

“Tani unë e shtriva dorën, por partitë opozitare shqiptare dolën me qëndrime shumë ofenduese dhe nuk e pranuan dorën e shtrirë, mua më vjen keq për këtë. Të hënë do të ketë takim të partnerëve të koalicionit. Ne qëndrojmë në parimin tonë për president të shtetit me marrëveshje midis palëve të cilat kanë legjitimitet, do të thotë të palës shqiptare dhe maqedonase. Ka vullnet që të arrihet marrëveshje, por kjo varet prej palëve të cilat do të takohen të hënën”, ka theksuar Ahmeti.