Ademi: Të ndërpriten harxhimet për rrugë për të gjithë funksionarët


Në debatin e së martës në komision parlamentar në lidhje me ndryshimet ligjore që i ka propozuar grupi parlamentar i LSDM-së, për uljen e harxhimeve për rrugë nga 30 % në 20 % nga shuma e më parshme për derivate, deputët e BDI-së kanë paralajmruar amandamente për propozim ndryshimet e propozuara ligjore.

Me këto amandamente nga BDI-ja do të kërkojnë që të ndërpriten harxhimet për rrugë për të gjithë funksionarët, paralajmron deputeti, Xhevat Ademi.

Ai i ka akuzuar gazetarët së në mënyrë jot ë arsyeshme i kanë sulmuar deputetët për këtë çështje.

“Në këtë mënyrë ti provokojmë funksionarët tjerë dhe të mos jemi ne deputetët gjithnjë cak i sulmeve. Njëhërë të punojmë për popullin dhe të sakrfikojmë, që gazetarët mos shkruajn për ne”, tha Ademi.