A ka politikë në vendimet për “Sopotin” dhe “Monstrën”?


Ekspertët politik dhe juridik të njëzëshëm në vlerësimin e Specialja me vendimin për të liruar nga akuza sopotasit, ka bërë një hap të madh para në vendosjen e drejtësisë në vend. Pas tërheqjes së vendimit për rastin “Sopoti”, VMRO – DPMNE u paraqit me akuza se lirimi i personave të këtij rasti por edhe të rastit “Monstra” faktikisht dëshmon se Qeveria ka filluar me realizimin e të ashtuquajturës platformës së Tiranës.

“Një vit më pas PSP i liroi me arsyetim se nuk kanë pasur dëshmi. Kush e minoi rrugën Sushevë-Sopot në të cilën me 4 mars 2003 ku lëviznin patrulat e NATO-s, përgjigje nuk ka. A do të ketë përgjegjësi nëse PSP beson se qeveria e atëhershme e ka montuar hetimin? A do të ketë përgjegjësi për gjykatësit që atëher e kanë udhëhequr lëndën sepse sipas Katica Janevës ata kanë gjykuar pa dëshmi?”, pyet VMRO-DPMNE.

Ekspertët politik dhe juridik nga ana tjetër me qëndrime krejtësisht diametrale. Për ish-prokurorin Aleksandar Nakov hapi që bëri Specialja është hap i madh para për ndryshime në sistemin juridik të shtetit.


“Për rastin “Sopot” mund të them se Prokuroria Special bëri një hap të madh para në aspektin e vënies së drejtësis në mënyrë që tërhoqi aktakuzën për të akuzuarit e deritanishëm. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se rasti është mbyllur dhe siç theksoi edhe vetëm Katica Janev, ai në bashkëpunim me shtetet fqinje do të vazhdoj edhe më tej. Apsolutisht nuk ka asgjë të vërtetë në kumtesën e VMRO – DPMNE-së, rasti “Sopot” është pikë e bardhë në gjyqësorë. Unë mendoj që Specialja dëshmoi se nuk e ka më rëndësi cilës kombësi i takon, se në rastin konkret përshkak të mungesave të provave, ajo e tërhoqi aktakuzën. Hap i madh para për shtetin në aspekt të besimit mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, asaj shqiptare dhe maqedonase”, tha Nakov.


Analisti politik Naser Zyberi beson se VMRO – DPMNE me çdo çmim tenton të lëkund qetësinë ndërqytetare.
“Kualifikimet e bëra nga VMRO – DPMNE se kushtimisht , ja po realizohet Platforma e Tiranës, nuk është asgjë tjetër veç një tentim për ti shqetësuar qytetarët. Përndryshe, Ligji për gjuhët, si dhe pikët e platformës shqiptare, ishin të dakorduar nga partnerët e koalicionit dhe ai ishte i prezantuar në formë të kërkesës gjatë bisedave ndaj dy partive politike, VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së. LSDM-ja gjatë kampanjës u zotua se do ti zgjidh të gjitha çështjet e hapura të cilët burojnë nga Marrvëshja e Ohrit. Rasti “Sopot” është rast të cilin Prokuroria Speciale e morri prej Prokurorisë Publike dhe kjo ndodhi përshkak të përgjimeve të cilat hetohen prej Speciales dhe në të cilët shumë qartë vërehet se si dy funksionarët më të lartë të MPB dëshmojnë se ata persona u dënuan pa faj. Specialja në përputhshmëri me materijalet e përgjuara vendosi ti jep fund këtij rasti. Kështuqë, nuk ka asnjë lidhje me Platformën e Tiranës, dhe përsëri se dy partitë LSDM dhe VMRO – DPMNE në tavolinë kishin dhe e pranuan këtë platformë. Madje VMRO – DPMNE deri në moment të fundit ishte e sigurt se BDI do të formon qeveri me ata e jo me LSDM-në”, tha Zyberi.

Sopotasit e liruar në disa raste kanë dëshmuar për torturat e tmerrshme që kanë përjetuar gjatë momenteve të arrestimit në shtëpit e tyre në Kumanovë. Personi më i moshuar mes të arrestuarve ishte Sulejman Sulejmani, i cili me lot në sy priti vendimin për tërheqjen e akuzave.
““Gëzim më të madh nuk di në këtë botë. I gjithë populli që është mundu, Alsati, Zoti ua shpërbleftë me parajsë për të mirën tonë, për drejtësi. Shumë faleminderit, drejtësia erdhi në vend, punët kanë shkuar mirë, pak me vonesë por u liruam, u rehatuam, faleminderit – u shpreh Sulejman Sulejmani i cili para një kohe dëshmoi se si ai dhe personat tjerë të akuzuar me tortura të tmerrshme fizike janë detyruar të nënshkruajnë deklarata të ndryshme.


Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani duke folur mbi proceset gjyqësore për të cilat ka indikacione se janë raste të montuara dhe për lirimin si të pafajshëm të të dënuarve në rastin e Sopotiti, thotë se Maqedonia është një shtet në të cilin ligjet përdoren për ti kontrolluar shqiptarët.

“Jetojmë në një shtet ku ligjet përdoren për t’i kontrolluar dhe për t’i dënuar shqiptarë dhe maksimalishtë për ti mbrojtur maqedonasit dhe interesat e tyre. Rasti i Almir Aliut me së miri e përcjell këtë mesazh. Rasti i “Monstra” dhe “Sopoti” dëshmon kalbësinë e sistemit gjyqësor në Maqedoni. Sa është i rëndësishëm ç’dëmtimi material i të burgosurve të rastit “Sopoti” aq i rëndësishëm është zbulimi i faktit se kush e fabrikoi këtë rast”, thotë për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar.

Blerim Ismaili