Incident në një vendvotim, sulmohet një grua dhe një polic

Në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, para Shkollës Fillore “Llazo Angellovski”, sot është sulmuar një grua nga huliganët, transmeton Portalb.mk.

“Në “Llazo Angellovski” ka pasur një incident ku një grua është sulmuar fizikisht. Pas intervenimit të policisë, është sulmuar edhe një polic. Personi është dërguar në Stacion Policor. Shkaqet nuk dihen, do të njoftojmë në mënyrë shtesë”, tha zëdhënësja e MPB-së, Marija Jakovleska.

Sot në Maqedoni është duke u mbajtur referendumi ku qytetarët duhet të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.