“27 prilli”, Petre Zhezhovski dënohet me burg 2 vjet e 10 muaj

Pasi që e pranoi fajin për ngjarjet e 27 prillit, Petre Zhezhovskit nga Shkupi i’u shqiptua dënim me burg prej 2 viteve e 10 muajve për sulm ndaj truprojes së ministrit të brendshëm, Oliver Spasovskit.

Zhezhovski ishte prej të parëve që dhunshëm hynë në sallën e konferencës ku gjendeshin deputetët e shumicës parlamentare dhe me grushte e ka sulmuar truprojën Sasho Tasevski. Ky është pranimi i tretë i fajit. Paraprakisht me pranim të njëjtë të fajit, dënimi me burg iu shqiptua Vasko Cungarevskit dhe Dimitar Popovskit.