“27 prilli”, Apeli konfirmon masat e Penales


Gjykata e Apelit në seancën e sotme i konfirmoi vendimet e Gjykatës Penale për 7 të pandehurit e ngjarjeve të Kuvendit më 27 prill. Regjisori Boris Damovski edhe pse kërkoi t’i hiqet arresti shtëpiak, gjykata refuzoi një gjë të tillë. Mes ankesave të tjera për të cilat vendosi Apeli ishin edhe të Abdulfetah Alimit, i cili pretendonte se e kishte shpëtuar deputetin Zijadin Sela. Ai mbetet në Shutkë. Vendim i njëjtë u dha edhe për Goran Angelov nga Shoqata e Velesit “Qoseto” dhe Mladen Dodevski nga grupi i Aleksandar Vasilevskit – Ninxhas, të cilët kërkuan t’u ndërpritet paraburgimi. Paraprakisht, nga arresti shtëpiak në atë hetimor u transferuan Mitko Çavkov dhe Jane Çento, për të cilët kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, tha se nuk i kanë respektuar rregullat për arrest shtëpiak./alsat m