18 të vdekur nga zjarri në një hotel në Kinë


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku së paku 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të furishëm që ra në një hotel në qytetin e Harbin, në verilindje të Kinës.

Zjarri ra në Beilong Hot Spring Hotel rreth orës 04:30 të mëngjesit të kësaj të shtune.

U desh tre orë punë nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit, si dhe 30 mjete, transmeton kp.

16 nga viktimat u gjetën të vdekur brenda godinës, ndërsa dy të tjerë gjetën vdekjen në spital si pasojë e djegieve të pësuara.

Ndërkohë 19 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.