Zv/ministri i Drejtësisë Ristovski: Në vitin 2019 PSP do të jetë pjesë e PTHP-së

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, mbrëmë në një emision në TV Telma, tha se sipas planit 3-6-9, Prokuroria Speciale Publike, do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike, njofton Portalb.mk.

“Po punohet në zgjidhjen e statusit të Prokurorisë Speciale Publike në planin 3-6-9. PSP do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike. Shpresoj që ajo do të ndodh në vitin 2019”, deklaroi Ristovski.

Ai shtoi se ende po punohet në definimin e kësaj forme, ndërkaq është e mundur që PSP të ketë autonomi të njëjtë sikur PTHP, gjegjësisht të jenë në një nivel, ndërkaq PSP të punojë në korrupsion të lartë qeveritar.

Ndryshe, kjo përgjigje nga zv/ministri vjen, pasi që dje, kryeprokuroja speciale, Katica Janeva, gjatë konferencës për shtyp ku i hapi 7 raste të reja dhe kërkoi që Prokuroria Speciale të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore Publike.