Ziadin Sela: Ne e rritëm nivelin e kërkesave politike të shqiptarëve


Lideri i ASH Ziadin Sela në emisionin 200 në Alsat-M ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët e ka rritur nivelin e kërkesave politike dhe kjo e ka shqetësuar kryeministrin Zoran Zaev dhe LSDM-në.

Unë kam kërkuar që njëri nga tre postet kryesore në MPB ti takoj shqiptarëve, apo njëri nga tre postet në Ministrinë e Financave, ministri i financave, drejtori i të hyrave publike apo drejtori i doganave t’ju takoj shqiptarëve dhe ky fakt e ka shqetësuar kryeministrin Zoran Zaev, deklaroi lideri i ASH-së Ziadin Sela./Fol/