Zendeli,Rexhepi dhe Demiri zgjedhen nënkryetar të Besës së Kasamit


Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa me kryetar Bilall Kasamin sot mbajti mbledhjen e saj të parë pas kongresit. Në këtë mbledhje  për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Fadil Zendeli, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, ndërsa për sekretar gjeneral është emëruar Arjanit Hoxha. Në mbledhje poashtu është vendosur që në një nga mbledhjet e ardhëshme të zgjidhet edhe nënkryetari katërt, post i cili do t’i takojë përfaqësueses të Forumit të Gruas./nezavisen