Zaharieva: Maqedonia mund të marr dritë jeshile për nisje të bisedimeve për anëtarësim


Zëvendës kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ka deklauar se pas marrëveshjes së arritur për emrin mes Shkupit dhe Athinës, Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian me të cilin ajo udhëheq, në fillim të javës që vjen mund të jap dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë, informon MEDIAL.

Në mbledhjen e Këshillit do të debatohet për zgjerimin e BE-së. Nëse Këshilli jep dritë jeshile, vendimi mund të konfirmohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës që do të mbahet me datë 29 dhe 30 Qershor”, ka deklaruar Zaharieva për Televizionin bullgar Nova TV.