Zaev: Referendumi do të jetë konsultativ

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka deklaruar se referendumi do të jetë konsultativ de do të mbahet më 30 shtator. Zaev gjithashtu i bëri thirrje opozitës ta mbështes referendumit dhe të bëjë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“E di se referendumi do të jetë konsultativ. Sërish e shfrytëzoj rastin që ta ftoj opozitën që të përfshihet, dhe t’i ftojë qytetarët që të dalin masovikisht që të tregojnë qëndrimin e tyre. E dini se ky është vendim historik, jo vetëm se del nga referendumi, por për shkak se nëpërmjet tij definohet ardhmëria e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Zaev theksoi se pyetja është ajo që tashmë është publikuar: “A jeni për hyrje në NATO dhe BE me përkrahje të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Kjo deklaratë e kryeministrit i cili ndodhet në Kumanovë vjen në prag të caktimit të seancës për shpalljen e referendumit për emrin e Maqedonisë.