Zaev për Belën: ,,Flet kot” pasi kuptoi se do të shkarkohet


Kryeministri i vendit, Zoran Zaev e ka komentuar shkarkimin e drejtorit ekonomik të Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë, Valon Bela. Ai ka theksuar se problemet më të kanë qenë të mëhershme dhe se ka qenë i planifikuar për shkarkim para se të shkarkohet nga ministri Venko Filipçe.

,,Me Valon Belën , apo nuk e dijë saktësisht se si quhet drejtori ekonomik, problemet janë të mëhershme. Ai është në mesin e atyre drejtorëve që ishin pjesë e debatit për ndryshime. Ai me siguri kur ka kuptuar se do të shkarkohet, ka marrë një veprime të tillë. Pjesën e disa rasteve për implikime në kriminalitet, organet e hetuesisë do të kontrollojnë, duke filluar nga Zoran Zaevi dhe vazhduar tutje në hierarkinë e ekzekutivit. Thelbi për të vepruar kështu nga drejtori, ka filluar atëherë kur e kanë njoftuar njerëzit e tij se do të shkarkohet. Për këtë arsye ministri ka vendosur që me automatizëm të shkarkojë të njëjtin, pasi që drejtori ekonomik i Gjinekologjisë filloi të fliste gjëra koti dhe nuk mundeshin të parashikohen veprimet e tija. Nuk guxojmë të lejojmë asnjëri të bëj lojëra me institucionet dhe me pozitën që i është besuar” ka theksuar Zoran Zaev, Kryeministër.