Zaev në telefon me kancelaren Merkel, biseda për referendumin dhe eurointegrimet

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka realizuar një bisedë telefonike me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Merkel, ka përshëndetur përpjekjet e Qeverisë dhe të shoqërisë civile dhe asaj politik në Maqedoni për të forcuar perspektivat evropiane dhe atlantike të qytetarëve të vendit.

Kancelarja Merkel rikomfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për marrëveshjen e arritur në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, e cila zgjidh mosmarrëveshjen e gjatë, një pengesë kjo e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Kryeministri Zaev njoftoi kancelaren Merkel rreth përgatitjeve për referendumin e vjeshtës.

Në këtë drejtim, dy homologët kanë konkluduar së bashku se referendumi është një akt demokratik dhe reflektim i vendosmërisë së qytetarëve për të ardhmen e vendit.

Kryeministri Zaev dhe kancelarja Merkel gjithashtu folën për hapat konkretë për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.