Zaev: Në qershor mund t’i fillojmë negociatat për në BE


Maqedonia në qershor mund t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, porositi kryeministri Zoran Zaev i cili është për vizitë në Sofje, ku ka realizuar takim me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov.

Për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim kanë biseduar të dy kryeministrat në takimin në kryeqytetin bullgar.

Zaev pas takimit ka theksuar se sërish e ka shfaqur falënderim sepse Borisovi dhe kabineti i tij gjatë kryesimit me BE-në kanë dhënë shtytje për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Kryeministri i Maqedonisë ka theksuar se tregtia me Bullgarinë shënon rritje pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Borisov deklaroi se për momentin shkëmbimi tregtar midis dy vendeve është 605 milionë euro.

Kryeministri bullgar i ka shfaqur falënderim KE-së për mbështetjen e integrimit me vendet e Ballkanit Perëndimor

Program për bashkëpunim në fushën e kulturës deri në vitin 2021 kanë nënshkruar sot në Sofje ministrat e kulturës të të dyja vendeve, Asaf Ademi dhe Boil Banov. Në delegacionin qeveritar të Maqedonisë është edhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjazovski.

Para takimit në Këshillin ministror, Ademi dhe Banov kanë vendosur lule para përmendores së Goce Dellçevit me rastin e 147 vjetorit të lindjes së revolucionarit.