Zaev: Marrëveshja me Bullgarinë ka vetëm anë pozitive


Kur hymë me Kryeministrin Borisov në bisedime për Marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, unë personalisht kam pritur se do të vjen ndonjë bulduzer, ajo që thoni, disa nga miqt nga Europa, Amerika, nga disa shtete tjera fqinje, por atë e bëmë vet. Nuk humbi as Maqedonia as Bullgaria.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë shtetërore, MIA, transmeton Zhurnal.

Ai shprehet se Maqedonia ka fituar 11.5% më shumë rritje të tregëtisë mes dy vendeve. Në bazë të kësaj marrëveshje komunat mes dy shteteve do të bashkëpunojnë shumë e më shumë, ndërsa biznismenët do të investojnë edhe në vendin tonë edhe atje, shprehet Zaev.