Zaev: Deri në fund të muajit do të dihet ministri i ri i Shëndetësisë

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ende nuk është vendosur se kush do të jetë ministri i Shëndetësisë, por pritet vendimi të sillet deri në fund të muajit.

Duke iu përgjigju pyetjes pas nënshkrimit të marrëveshjes për përkrahje të bujqve të rinj në MBPE-së, Zaev theksoi se sot sërish ka pasur takim me partnerët e koalicionit, ndërsa dje ka biseduar me Zijadin Selën dhe me Ali Ahmetin.

“Bëhet fjalë për një dikaster shumë serioz. Thashë se deri në fund të muajit do të marrim vendim. Dhjetë ditë pasi që zyrtarisht u shpallen  të përfunduara zgjedhjet, intensivisht bisedojmë. Çdo moment e përdorim, që sa më shpejt ta përzgjedhim këtë vend në ministri dhe ta plotësojmë vendin e zbrazët edhe në ministrinë për investime të huaja si dhe zëvendësministrin  i cili u bë kryetar komune në Çair.