Zaev-Cipras: Marrëveshja e Prespës është një proces i pakthyeshëm


Marrëveshja e Prespës është një proces i pakthyeshëm, nga e cila mund të priten përfitime për të dy vendet, për qytetarët e të dy vendeve, ndërsa me kalimin e kohës këtë do ta kuptojnë edhe ata që e kundërshtojnë, por gjithashtu edhe opozita në të dy vendet.

Këtë e rekomandoi sot kryeministri Zoran Zaev, në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin grek Aleksis Cipras, që sot i shoqëruar nga dhjetë ministra qëndron për vizitën historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në pyetjen e gazetarëve se si mund të mbrohet marrëveshja në të ardhmen, pasi që opozita në të dy vendet nuk e pranon, të dy kryeministrat shprehën optimizëm se me kalimin e kohës, edhe ata qytetarë që e kundërshtojnë marrëveshjen, por edhe Micotakis në Greqi dhe Mickoski në Maqedoninë e Veriut do të kuptojë vlerën e këtij kompromisi. Në veçanti, ai do të vlerësohet me të vërtetë kur të lindin përfitimet ekonomike të të dy vendeve, një rritje në tregti, hapjen e vendeve të reja të punës, realizimin e një sërë projektesh.

“Nuk kemi argumente se deri tani dikush i ka shfuqizuar marrëveshjet, veçanërisht jo marrëveshje të cilat sjellin përfitime për të dyja vendet dhe për të dy popujt. Marrëveshja vazhdon me implementimin e saj dhe jam i bindur se do të sjellë vetëm përfitime edhe për ne edhe për Greqinë. Që tani një pjesë e mirë e qytetarëve janë pro kësaj Marrëveshje dhe kjo përqindje me realizimin e saj do të rritet deri në njëqind për qind”, theksoi Zaev.

Shtoi se edhe kur opozita do të vijë në pushtet edhe tek njëri vend edhe tek vendi tjetër, gjatë kalimit të kohës do të procedurojë në pajtim me marrëveshjen, sepse, siç tha “secili dëshiron që ta mbrojë atë që është arritur dhe të ecë përpara”.

“Në rastin tonë, kjo nënkupton atë nëse opozita, kur të vijë në pushtet do të heqë dorë nga NATO, do t’i kthejë pas çështjet në procesin e NATO-s ose do të ndalojë që të negociojë për kapitujt me BE-në. Kushdo që qëndron së bashku me erën për të mbështetur procesin mund të presë vetëm përfitimet nga qytetarët që i shërben. Jam i bindur se marrëveshja do të mbështetet në zbatimin e saj dhe nga opozita në të dy vendet sepse do të mbështetet nga më shumë qytetarë në të dy vendet”, tha Zaev dhe shtoi se kundërshtimet e opozitës janë për arsye politike.

Cipras përmendi se ai dhe Zaevi i kanë përdorur të njëjtat argumente në mbrojtjen  e marrëveshjes dhe shtoi se lideri i Demokracisë së Re, Micotakis edhe përkundër kundërshtimit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin në NATO u pajtua se nuk do të parashtrojë pyetje lidhur me Marrëveshjen në të ardhmen.

Kryeministri grek shtoi se me vetë fillimin e zbatimit të Marrëveshjes dhe kultivimit të klimës të besimit të ndërsjellë mes dy shteteve dhe qytetarët  tyre, si dhe me koordinim përkatës të aktiviteteve “do të arrijmë t’i bindim të gjithë në rezultate pozitive nga kjo marrëveshje.

“Është dashur të përballemi me lajmet e rreme, por kur do të arrijmë t’i rrisim transaksionet financiare dhe të krijojmë vende të reja pune edhe në Maqedoninë e veriut edhe në Greqi, të realizojmë projekte të rëndësishme për ndërlidhje të ndërsjellë në qarkullimin hekurudhor, ta rrisim fluksin e turistëve, të avancojmë dhe promovojmë projekte të rëndësishme, të gjitha gradualisht do të fillojnë ta kuptojnë dëmin që është shkaktuar në dekadat e fundit kur nuk kemi mundur të ulemi së bashku  dhe t’i zgjidhim kontestet dhe problemet tona”, tha Cipras , duke theksuar se ka pasur njerëz në Greqi, të cilët nuk kanë dashur ta mbështesin Marrëveshjen, por të njëjtit ata kanë pasur biznese në vendin fqinj.

Për atë nëse marrëveshja e arritur do të zbatohet do të jetë mbikëqyrje përkatëse. Vendosen institucione specifike, që do ta kryejnë mbikëqyrjen. Një i tillë është grupi ekspert, i cili do të vendoset nga mesi i muajit të ardhshëm, ndërsa do të angazhohet për përdorim komercial të emrit, terminologjia, brendet. Zaev tha se ky grup do të duhet në afat prej tre vjetëve t’i zgjidh këto çështje ose cilat do qoftë kontestet tjera.

Marrëveshja, theksoi Cipras, parashikon shlyerje të të gjitha qasjeve irredentiste, duke përkujtuar se përmendoret, që i përkasin Maqedonisë antike do të shënohen se janë pjesë e asaj historie, me çka, siç tha, do të pastrohet me kulturën dhe të kaluarën antike.

Për atë se Marrëveshja shkakton vëmendje të madhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa disa e kanë shënuar edhe si qërim hesapesh të forcave të mëdha për ndikimet e tyre në rajon, Cipras dhe Zaev në linjë se rajoni i takon Bashkimit Evropian, ka interes për bashkëpunim me SHBA-në, por edhe me Rusinë, Kinën dhe të gjithë që duan të kontribuojnë për mirëqenien e tij.

Kryeministri grek përmendi se shumë kohë kanë humbur dy vendet, tre dekada dhe se tani është momenti për tejkalim të të gjithë hendeqeve.

“Të kalojmë nga historia e luftërave dhe narrativi i ndarjeve dhe të përpiqemi të ndërtojmë narrativ të ri, të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rritjes”, tha ai.

Cipras, theksoi se Greqia do të vazhdojë ne mbështetje të Maqedonisë së Veriut në orvatjet e saj, të vazhdojë me reformat e domosdoshme  dhe të bëhet pjesë e BE-së.

Theksoi se në nivel të marrëdhënieve diplomatike kanë krijuar ambasada dhe do t’i zëvendësojnë kontakt pikat të cilat deri më tani i kanë pasur.

“Para disa muajve Greqia ishte shteti i parë i cili e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të shtetit tuaj në NATO, ndërsa sot nënshkruam Memorandum për mirëkuptim dhe avancim të proceseve për anëtarësim të Maqedonisë së veriut në BE”, porositi Ciprasi, i cili është në vizitë të parë zyrtare në Shkup, në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev.

Theksoi se çështja më e rëndësishme e takimit të sotëm ishte ekonomia, sepse, siç tha, duhet të shpejtojmë dhe t’i lëvizim hendeqet nga e kaluara, si dhe ta shmangim tatimimin e dyfishtë.

Kryeministri Zaev nga a e tij përkujtoi se për herë të parë në histori një kryeministër grek është për vizitë në vend, duke theksuar se kjo vizitë historike është shprehje e vullnetit të përbashkët politik dhe shenjë e qartë për zgjidhjen e çështjeve të hapura si kontribut për një Ballkan të ri.

“Nga 17 qershori i të vitit të kaluar kur të dyja vendet tona e nënshkruan Marrëveshjen e Prespës shkruajmë histori disa herë. Greqia është vendi i parë që e ka nënshkruar Protokollin për anëtarësim në NATO, që është synimi i ynë strategjik, ndërsa kryeministri Aleksis Cipras i bëri thirrje BE-së të fillojë negociata për anëtarësimin e shtetit tonë. E gjithë kjo është për fitore të politikës së përparimit, për paqe dhe miqësi midis popujve”, tha Zaevi pas takimit me Ciprasin.

Theksoi se verdikti politik, miqësia dhe besimi i ndërtuar muajve të kaluar, na kanë sjellë deri në seancën e sotme të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis të dyja vendeve, ku e nënshkruan Planin Veprues për përforcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës konform Marrëveshjes së Prespës.

Shumë memorandume për bashkëpunim ishin nënshkruar sot mes ministrave të të dyja vendeve për avancimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, ndërsa pasdite po mbahet një biznes forum në të cilin 400 biznesmenë nga të dyja vendet do t’i përforcojnë lidhjet.