Zaev: Besoj se shumica dërmuese do ta përkrah këtë


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi pas votimit deklaroi që  është i bindur se shumica dërmuese e qytetarëve do ta përkrahin ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, që do të mundësojë hyrje drejt NATO-s deh BE-së.

“Besoj se shumica dërmuese do ta përkrah këtë, sepse sepse më shumë se 80% e qytetarëve tanë janë për Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Zoran Zaev pas votimit.

Zaev ju bëri thirrje qytetarëve “që në numër sa më të madh” të dalin në referendum. Ai pret që Kuvendi i Maqedonisë ta ndjek vendimin e shumicës, i cili sot do të jetë i qartë.