Xhaferi e dorëzoi raportin për PSP-në deri te Dimovski

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva deri te kryetari i Komisionit kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime Ilija Dimovski, informojnë nga Kuvendi.

Sipas procedurës kuvendore Dimovski, tani duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendoset për shkarkimin e Janevës.

Komisioni do të duhet të vendosë se a do të jetë seanca e hapur për publikun ose pas dyerve të mbyllura.

Sipas Rregullores kuvendore pasi përfundoi debati i Komisionit, kryetari i Kuvendit do të duhet të thirr seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Vendimin final të deputetëve do të duhet në fund ta konfirmojë edhe Këshilli i Prokurorëve.