VMRO kërkon që qytetarët të deklarohen për referendum për çështjen e emrit

VMRO DPMNE thotë se vendimi rreth zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë nuk mund të jetë në pronësi ekskluzive e politikanëve të caktuar për të zgjidhur, dhe as e shumicës së Parlamentit.

“VMRO-DPMNE i dënon të gjitha deklaratat e Talat Xhaferit dhe do të kundërshtojë qëllimet e shumicës së deputetëve që vetë të vendosin për ndryshimin e emrit, pa u konsultuar me qytetarët që për këtë të bëhet referendum”, thonë nga VMRO.

Nga kjo parti po ashtu thonë se nuk do të pranojnë ndryshim të kushtetutës, me qëllim ndryshim të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe nuk do të pranojnë ide dhe propozime që mund të rrezikojnë popullin maqedonas dhe identitetin maqedonas, si dhe gjuhën dhe kulturën.

Gjithashtu nga VMRO-ja shtojnë se partia vazhdon të jetë e përqendruar në procesin e integrimeve në familjen të cilës i përket me politikë, kulturë dhe ekonomi.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO do të thotë vlerë e shtuar për vendin tonë por edhe për stabilitetin rajonal, bashkëpunim politik dhe zhvillim ekonomik”, thonë nga kjo parti opozitare.