VMRO drejton akuza të rënda ndaj Qeverisë


Zoran Zaev me veprime joserioze, me deklaratat për mediat ndërkombëtare me renome se është i gatshëm për përjashtime të caktuara në lidhje me kërkesat greke për ndryshim të Kushtetutës i prish pozicionet e Maqedonisë në kontestin me Greqinë dhe shkakton dëme të mëdha në interesat kombëtare, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
“Zoran Zaev me këtë veprim joserioz i prish pozicionet e Maqedonisë në kontestin dhe shkakton dëme të mëdha në interesat kombëtare. Zaev nuk ka të ndalur me politikat të cilat janë kundër interesave shtetërore dhe kombëtare, por gjykatat për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues i ndjekin penalisht ata të cilët kanë guxim që publikisht t’i kundërvihen”, citohet në njoftim .

VMRO-DPOMNE në njoftim thekson se Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë ku intelektualë, aktorë, regjisorë dhe mjekë akuzohen për terrorizëm.
“Më shumë se tre muaj patriotë maqedonas për raste të montuara politike pa bazë qëndrojnë në burgje ose në arrest shtëpiak dhe kjo është lojë klasike politike e udhëhequr nga pushteti dhe ka për qëllim për të heshtur të gjithë ata të cilët nuk pajtohen me politikat anti shtetërore të LSDM-së dhe Zoran Zaev”, citohet në njoftim.

VMRO-DPMNE konsideron se autoritetet gjyqësore duhet të fillojnë të veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës të Maqedonisë, dhe gjyqësori duhet të kthehet në rrugë të duhur.
“Pushteti duhet të ndalojë me keqpërdorimet ligjore dhe institucionale në interes të funksionimit të shtetit dhe besimit të qytetarëve”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./Express/