VMRO – DPMNE rikthehet në Kuvend, me amendamente kundër “shqipes”


VMRO – DPMNE-ja nëpërmjet kumtetsës paralajmëroi se grupi i saj parlamentar do të rikthehet në punën e Kuvendit dhe nëpërmjet amеndamenteve do të tentojë të bindë shumicën parlamentare të mos e votojnë përsëri ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tyre, nëse përsëri votohet do të ketë pasoja të rënda për vendin.

“Kokëfortësia e propozuesve që me forcë ta kalojnë ligjin antikushtetues për dygjuhësi, nuk është në dëm vetëm të VMRO – DPMNE-së, por në dëmë të tërë Maqedonisë. Vendimi që Qeveria mos ta tërheqë ligjin dhe mos të hap debat konstruktiv në lidhje me këtë ligj mund të nxisë pasoja afat-gjate për Maqedoninë si dhe të dëmtojë kohezionin mes qytetarëve.

Për këtë arsye grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së do të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar këtë politik destruktive. Grupi parlamentar do të kthehet në Kuvend dhe me anë të amеndamenteve do të tentoj të parandaloj votimin e ligjit antikushtetues.

Nëpërmjet pranisë sonë në Kuvend do të tentojmë edhe njëherë ti bindim deputetët të shumicës parlamentare për rrezikun që përmbanë votimi i këtij ligji, i cili përveç që është jashtë Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, ai vendos në pozita të palakmueshme Turqit, Romët, Serbët, Boshnjakët si dhe të gjithë komunitetet tjera në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e VMRO – DPMNE-së.