(Video) Protesuesit nuk arritën ta pengojnë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes


Siç edhe ishte paralajmëruar, dhjetëra protestues grek gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, tentuan ta thyenin kordonin policor dhe të hyjnë në perimetrin e sigurisë së lartë ku nuk lejohej të qarkullojë askush që nuk është i akredituar. Siç duket në videot e siguruara nga mediat greke, protestuesit i afrohen policisë dhe fillojnë të shtyhen me ta, në tentativë për të hyrë në vendin ku po nënshkruhej marrëveshja. Por policia nuk qëndroi duarkryq. E zmbrapsi turmën dhe më pas u lëshoi një sasi të madhe të gazit lotsjellës.