VELT: Maqedonia dhe Shqipëria në qershor fillojnë bisedimet për antarësim


Me shumë mundësi Maqedonia dhe Shqipëria në qershor do ti fillojnë bisedimet për antarësim në BE, shkruan gazeta “Velt”, e cila publikoi pjesë të Strategjisë së BE-së për Ballkanin Perendimorë e cila do të prezantohet nesër, transmeton Zhurnal.

Komisioni Europian ka për qëllim që të përshpejtoj antarësimin e shteteve të Ballkanit në BE. Deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi “do të duhet të jenë të përgatitura për antarësim”, thuhet në strategjinë e Komisionit Europian, shkruan “Velt”.

Sipas gazetës, Maqedonia, BeH, Shqipëria dhe Kosova do të duhet të marrin perspektivë për antarësim. “Velt” kujton se perspektiva për antarësim të shteteve ballkanike është hapur që në vitin 2003, në samitin e Selanikut, por deri më tani u bashkangjit vetëm Kroacia.

“Maqedonia është kandidat për antarësim nga viti 2005, por bisedimet ende nuk janë hapur deri tani. Por, me shumë mundësi në qershor Maqedonia dhe Shqipëria do t’i hapin bisedimet për antarësim”, shkruan gazeta “Velt”.