Veljanoski thirret në Prokurori për “27 prillin”

Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku ka kryer kontroll të dëshmive për lëndën “27 prill”.

Veljanoski në dalje nga Prokuroria shkurt deklaroi se është thirrur dhe i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë, pa dhënë më shumë detaje.

Trajko Veljanoski ngarkohet se është njëri ndër organizatorët  e sulmeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, s. bashku me Nikolla gruevskin, Mile janakieson dhe Nikolla Boshkovskin. Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë”.

Gjykata në propozim të Prokurorisë, për Veljanoskin ka kërkuar paraburgim, por Kuvendi pas disa vërejtjeve procedurale nuk votoi për heqjen e imunitetit të tij të deputetit.

Për dhunën në Kuvend më 27 prill të  vitit 2017, më 16 mars të këtij viti gjithsej me dënim me burg prej 211 viteve u dënuan 16 persona. Dënim më të lartë prej 18 viteve mori ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i BSP, Mitko Çavkov.

Një pjesë e të dënuarve kërkuan të falen nga presidenti Gjorge Ivanov. Nga Kabineti i shefit të shtetit tani për tani nuk ka përgjigje si do të veprohet.