Thaçi: Ushtria e Kosovës në mbrojtje të gjithë qytetarëve pa dallime etnike


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, njofton Klan Kosova.

Thaçi në fjalimin e tij para ushtarëve të FSK-së, ka ritheksuar se shteti jonë ka kaluar nëpër sfida deri më sot, por duke arritur qëllimin.

“Kosovë, urime ushtria. Sot, ju pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me dinjitet e krenari po e përfaqësoni Kosovën kudo nëpër botë. Rezultatet e juaja janë të shkëlqyera”.

“Ju po arrini suksese nëgara ndërkombëtare, përkrah ushtrive të vendeve më profesionale dhe më tëfuqishme të botës. Me punën tuaj, me sukseset tuaja, populli ynë krenohet çdoditë”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi i është drejtuar komunitetit serb duke thënë se ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike.

“Të gjitha komunitet e atij serb që FSK do të vazhdojë tu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Sipas Thaçit djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë do të kenë mandat të ri, mision të ri si ushtri e Kosovës.

“Do të shërbeni dhe do të mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke kontribuar edhe në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global.

Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.

Hashim Thaçi, ka thënë se të gjitha forcat politike në vend janë unike që të nxjerrët vendimi i merituar, që FSK-ja edhe me ligj të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të transformohet në ushtri profesionale.

“Deputetët e Parlamentit të Kosovës, në mënyrësolemne do të marrin vendimin për këtë proces. Forca e Sigurisë e Kosovës është zhvilluar në një forcë profesionale, e përgatitur sipas standardeve të NATO-s, me përbërje shumetnike dhe me përfaqësim meritor gjinor. Përfshirja e çdo komuniteti në Forcën e Sigurisë të Kosovës e dërgon mesazhin më të mirë tëmundshëm. Tregon vlerat dhe parimet e shoqërisë sonë”, ka thënë ai.