(FOTO) Teresa Mej bashkon liderët e partive shqiptare

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Teresa Mej ka arritur që në një tavolinë të përbashkët ti mbledh liderët e partive më të mëdha shqiptare. Siç mund të shihet në fotografi, bashkë me kryeministren britanike Mej janë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, lideri i partive opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e Tetovës, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami dhe partneri i fundit i koalicionit qeveritar dhe lider i PDSH-së Menduh Thaçi.

Në shoqëri të tyre janë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Çarls Gareth dhe lideri partisë opozitare maqedonase VMRO – DPMNE, Hristijan Mickovski.