Taravarit i merren kompetencat për të emëruar dhe shkarkuar drejtorët e shkollave

Ministria e Arsimit të mërkurën ka sjell vendim me të cilin kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i merren kompetencat në arsim, në pjesë e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve në shkollat fillore, ka thënë ministrja e Arsimit, renata Deskovska, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syrija Rashidi, në seancën parlamentare në të cilën në rend dite janë pyetje deputetësh, njofton Zhurnal.

Sipas vendimit të Ministris së Arsimit, Taravari në dy muajt e ardhëshëm nuk do të ketë të drejtë të shkarkojë dhe emërojë drejtor në shkollat fillore të Komunës së Gostivarit.

Ministrja Deskovska, theksojë se vendimi për marrjen e kompetencave të kryetarit të Gostivarit, Taravari pasi që Inspektorati Shtetëror i arsimit, ka konstatuar se Taravari ka emëruar dhe shkarkuar drejtor jashtë dhe rregullave.

Deskovska njoftojë se janë anuluar të gjitha vendimiet e Taravarit për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat e Gostivarit.

Ndërsa, deputeti Rashidi e ka pyetur ministren Deskovska se a është e vërtet se kryetarit të Gostivarit Taravri do ti merren kompetencat.